Revenue: Destinacioni Shqipëri

Pas suksesit të arritur në Spanjë, jemi kthyer në Itali, kësaj radhe për tu përgatitur për një tjetër takim të rëndësishëm, dhe pikërisht në Shqipëri, ku të tjerë hotelistë na presin për një ditë full immersion mbi Revenue Management.

Eventi formues është programuar me 25 Prill Tiranë, dhë do të mbahet në Hotel Mondial – një nga më prestigjozët në qytet – dhe është i realizuar në bashkëpunim me ATA, Albanian Tourism Association.

Takimi – që do të jetë falas – ju drejtohet sipërmarrësve në sektorin e hoteleve, pronarëve së hoteleve, manaxherave te përgjithshëm që kanë dëshire të njohin në mënyrë më të thelluar Revenue Management.

Përse pikërisht në Shqipëri? Sepse është një vënd që po sheh një zhvillim të plotë ekonomik dhe në mënyrë të dukshëm në sektorin e turizmit.

Revenue Management është çelsi i duhur mbi të cilin duhet të përqëndrohemi për të shitur sa më mirë një territor të tërë dedikuar turizmit. Si mund të arrihet kjo gjë? Duke kushtëzuar kërkesën e tregut nëpërmjet aplikimit të tarifave të duhura të dhomave së hoteleve.

Në 20-të vitet e fundit sektori turistik ka parë një zhvillim të gjërë në krahasim me të shkuarën: bukuritë e këtij vëndi, qytetet e tij, historia e tij dhe natyra e tij flasin vetë. Por gjithsesi “zëri” i tyre nuk është mjaft i fortë.

Do të shkojmë në Shqipëri për të folur pikërisht për këtë: se si mund të jepet shtyesja definitive në mënyrë që ky territor të “kurorëzohet” “Destinacion Turistik”.

Do të flitet për konceptet bazë të Revenue, për strategjitë tarifore, për shikueshmërinë on line (ku për on line nënkuptojmë atë “pjesë” së tregut që realisht nuk është një pjesë por një glob i tërë… atë tokësor!), për metoda dhe instrumente për të arritur obiektivin dhe mbushjen totale në sezonin e ulët dhe për maksimizimin e fitimeve në sezonin e lartë.

Për tu rregjistruar kliko këtu

Potrebbero interessarti anche...